Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp

Numri                06-2010
Datë                  09.11.2010
Kontakti            John Ryan

Njoftim për Media – Fushatë Informuese – Mitrovicë

Përfaqësuesit e mediave ftohen të marrin pjesë në takimin e Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) me OJQ-të për të drejtat e njeriut dhe përfaqësuesit tjerë të shoqërisë civile më 11 nëntor 2010, në ora 11:00 në Qendrën për Shoqëri Civile, ndërtesa e OSBE-së, Mitrovicë. 

Paneli është themeluar nga Bashkimi Evropian për të shqytuar ankesat  për shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e EULEX-it gjatë ushtrimit të mandatit të tij ekzekutiv. Paneli ushtron detyrat e veta si një mekanizëm i pavarur, i jashtëm dhe llogaridhënës me paanshmëri, integritet dhe transparencë.

Paneli është angazhuar në një fushatë informuese dhe përafërimi me opinionin publik në Kosovë për t’i njoftuar ata për mandatet dhe funksionet e veta, për ç’arsye planifikon të fillojë fushatën e tij edhe në pjesën veriore të Mitrovicës më 11 nëntor.

Fushata informuese përmban mes tjerash edhe takime me OJQ-të për të drejtat e njeriut dhe organizatat e shoqërisë civile, shpërndarjen e fletushkave informuese dhe posterëve, dhënien e intervistave në  TV, radio dhe me gazetarë.

Paneli do të përfaqësohet në takim nga ana e  z. Francesco Florit, anëtar i Panelit dhe znj. Gabrielle Gaube, zv.anëtare e Panelit, z. John J Ryan, zyrtar i lartë ligjor dhe znj. Leena Leikas, zyrtare ligjore, si dhe Sekretariati i Panelit i cili do të marrë pjesë në takim gjithashtu.

Për më shumë informacione për Panelit vizitoni www.hrrp.eu .

Shënime për botuesin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PShDNj) për Misionin EULEX në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, do të bëjë shqyrtimin e ankesave nga personat që pretendojnë të jenë viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Misionit EULEX në Kosovë gjatë ushtrimit të mandatit të tij ekzekutiv. PShDNj-ja nuk është organ gjyqësor apo disiplinor. Ky mekanizëm vetëm do të shikojë se a janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut apo jo dhe do të formulojë rekomandime për veprime korrigjuese. PShDNj-ja është e pavarur në ushtrimin e funksioneve të cilat do t’i kryejë në mënyrë të paanshme dhe me integritet.