Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut - Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian ka themeluar Panelin per Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) është themeluar nga Bashkimi Evropian më 29 tetor, 2009, me mandatin që të shqyrtoj shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga misioni i EULEX-it Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit të tij ekzekutiv.

Paneli është i pavarur, organ i jashtëm llogaridhënës, i cili përmbush funksionet e tij me paanësi dhe integritet. Paneli poashtu e plotëson llogaridhënien e përgjithshme të EULEX-it që përfshin Mekanizmin e Brendshëm Disiplinor të EULEX-it dhe Skemën e Sigurimit të Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta të EULEX-it


Paneli i shqyrton ankesat, të cilat parashtrohen brenda afatit gjashtë mujor nga data e shkeljeve të pohuara. Paneli vendos nëse ankesa është e pranueshme apo e papranueshme. Paneli shqyrton ankesën dhe i paraqet të gjeturat nëse EULEX-i ka shkelur ligjin për të drejtat e njeriut të zbatueshëm në Kosovë.

Atehere kur Paneli përcakton se shkelja ka ndodhur, të gjeturat e tij mund të përfshijnë rekomandime jo detyruese për veprime korrigjuese nga shefi i Misionit. Rekomandimet e Panelit dhe veprimet pasuese nga shefi i Misionit në lidhje me zbatimin e atyre rekomandimeve publikohen në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe në faqen e internetit të Panelit.

Komunikata e fundit për shtyp

Buletini i fundit

Raporti vjetor 2022