Paneli përbëhet nga tre ekspertë ndërkombëtarë në fushën e të drejtave të njeriut. Njëri prej anëtarëve është
pjesëtar i stafit të Komponentit për Drejtësi dhe Shërbime Korrektuese të EULEX-it, me njohuri për misionin dhe
sistemin ligjor të Kosovës. Dy anëtarët e tjerë përzgjidhen përmes një thirrjeje për kontribute nga shtetet anëtare
të BE-së dhe shtetet e treta kontribuuese sipas nevojës, sa herë që hapet një vend i lirë.
Anëtarët e Panelit emërohen nga Komandanti i Operacioneve Civile të BE-së. Gjithashtu, një anëtar zëvendësues për
anëtar nga Komponentit për Drejtësi dhe Shërbime Korrektuese të EULEX-it, në rast se lind konflikt interesi gjatë
shqyrtimit të ndonjë ankese. Paneli është bërë plotësisht funksional pas miratimit të rregullores së tij fillestar
më 9 qershor 2010. Paneli mblidhet rregullisht dhe ushtron funksionet e veta me paanësi dhe integritet.
Sekretariati i përhershëm i Panelit gjendet
në qendër të qytetit të Prishtinës dhe është lehtë i qasshëm për publikun.
Znj Marina Mancini, ushtruese detyre e kryesueses së Panelit
Itali (2023 – e tutje) Biografia
Z. Petko Petkov, Anëtar
Bullgari (2018 – e tutje) Biografia