Paneli Shqyrtues për të Drejtat e Njeriut - Raport për seancën

Komunikatë për shtyp

Numër                         01-2017
Data13 janar 2017
Personi KontaktuesJohn J Ryan

Komunikatë për shtyp - Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 32-të nga data 9 deri me 11 janar 2017. Paneli ka lëshuar një (1) vendim lidhur me meritat e lëndës dhe një (1) vendim të dytë lidhur me zbatimin e rekomandimeve të tij të mëhershme nga ana e shefit të Misionit dhe dy (2) vendime mbi papranueshmëri.

Paneli konstatoj se ka pasur shkelje të nenit 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) në lëndët nr.: 2013-21 Thomas Rüsche kundër EULEX-it. Paneli ka rekomanduar që ShM të pranoj se rrethanat e rastit kanë përbërë shkelje të të drejtave të ankuesit që i ishin ngarkuar veprimeve dhe/ose mosveprimeve të EULEX-it në kryerjen e mandatit të tij ekzekutiv, si dhe t’ju shpërndajë nga një kopje të vendimit prokurorëve të EULEX-it.

Paneli ka deklaruar se ShM nuk i kishte zbatuar rekomandimet e tij të lëshuara në lëndën nr. 2011-20 X dhe 115 ankues të tjerë kundër EULEX-it dhe ka ftuar ShM që të njoftoj Panelin rreth progresit të mëtejshëm mbi këtë çështje deri me datën 28 shkurt 2017.

Paneli ka deklaruar në lëndën nr. 2014-18 Fitim Maksutaj kundër EULEX-it dhe në lëndën nr. 2014-37 Y.B. kundër EULEX-it se ShM kishte zbatuar rekomandimet e tij pjesërisht dhe ka vendosur të mbyllë shqyrtimin e këtyre lëndëve. Paneli ka konstatuar në lëndën nr. 2014-10 J.Q. kundër EULEX-it dhe po ashtu në lëndën nr.2015-04 Nazmi Maloku kundër EULEX-it se të dy ankesat janë të papranueshme.

Aktualisht janë katërdhjetë e gjashtë (46) ankesa në pritje para Panelit. Pesëmbëdhjetë (15) lëndë i janë komunikuar ShM për vërejtjet dhe katërmbëdhjetë (14) lëndë janë në shqyrtim e sipër.

Të gjitha vendimet e Panelit janë publikuar në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, ndërsa në gjuhën shqipe dhe serbe pasi të përkthehen: www.hrrp.eu.

Seanca e ardhshme e Panelit është planifikuar të mbahet nga data 6 deri me 8 mars 2017. 

Shënime për redaktorin;
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensimin me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.