Paneli Shqyrtues për të Drejtat e Njeriut - Raport për seancën

Komunikatë për shtyp
Numër                         01-2014
Data                            28.02.2014
Personi kontaktues     John J. Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 19-të në Prishtinë nga data 3 deri më 5 shkurt 2014.

Paneli ka konstatuar se EULEX-i në Kosovë ka shkelur të drejtën e ankuesit për zgjidhje efektive në lëndën Zahiti kundër EULEX-it. Ankuesja ka deklaruar se ishte sulmuar dhe lënduar nga një zyrtar policor i EULEX-it dhe si rezultat nuk ishte në gjendje të punonte për disa muaj.

Paneli ka konstatuar se EULEX-i si mision i sundimit të ligjit me një mandat të kufizuar ekzekutiv pritet të ofroj zgjidhje efektive në lidhje me pretendimet e argumentuara sa i përket veprimeve të anëtarit të stafit të tij. Në këtë lëndë, Paneli ka konstatuar se EULEX-i që në fillim ka mohuar çdo përgjegjësi në këtë çështje dhe nuk arritur të ofroj një zgjidhje procedurale ku ankuesja ka mundur ta çonte më tutje kërkesën e saj. Paneli ka ftuar shefin e misionit për t’iu qasur të metave përmes një varg rekomandimesh për korrigjim.

Në vendimin pasues në të ashtuquajturat "lëndët e Vidovdanit" (katër lëndë që kanë të bëjnë me incidentet e ditës së Vidovdanit më 28 qershor 2012) Paneli ka konstatuar se shefi i misionit të EULEX-it kishte zbatuar rekomandimet e tij.

Paneli ka shpallur edhe tre lëndë të tjera të papranueshme. Të gjithë ato kanë të bëjnë me ankesat për padrejtësi dhe tej zgjatje të procedurave civile para gjykatave të Kosovës. Paneli ka konstatuar se ato ankesa nuk bien në kuadër të mandatit të tij, pasi ai nuk ka juridiksion as mbi aspektet administrative e as mbi ato gjyqësore të punës së gjykatave të Kosovës. Një lëndë është hequr nga lista e ankesave.

Të gjitha vendimet do të publikohen në faqen e internetit të Panelit pas përkthimit në gjuhën shqipe dhe serbe.

Seanca e ardhshme e Panelit është caktuar të mbahet prej 31 mars - 2 prill 2014.

Tani për tani para Panelit gjenden në pritje 33 lëndë, 14 prej tyre u janë komunikuar palëve dhe një është shpallur e pranueshme. Lëndët e tjera janë në shqyrtim e sipër.

 

Për informata të mëtejshme lidhur me Panelin dhe praktikat e tij gjyqësore shih faqen e internetin www.hrrp.eu.

Shënim për redaktorin,
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut  (PSHDNJ) për  EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PSHDNJ nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompenzimin me të holla. PSHDNJ i ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe me integritet.