Sesioni – Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp
Numër:                01-2012
Datë:                    27.03.2012
Kontakti:           John J Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PShDNj) ka mbajtur seancën e 10të të rregullt në Prishtinë prej datës 19 deri më 21 mars 2012.

Konstatohet se në fillim të seancës, në pritje kanë qenë dhjetë (10) ankesa pranë Panelit, kurse Paneli ka shpallur katër (4) prej këtyre ankesave të papranueshme. Dy (2) ankesa janë komunikuar tek Shefi i Misionit (ShM) të EULEX-it në Kosovë për dhënien e vërejtjeve të tij.

Vendimet e miratuara nga Paneli do t’i dërgohen parashtruesve të ankesave si dhe ShM, dhe gjithashtu ato do të publikohen në faqen e internetit të Panelit pasi të përkthehen në gjuhën shqipe dhe serbe.

Paneli është takuar me datën 19 mars 2012 me studentë nga Programi Shkollor i Udhëheqësve të Rinj të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) me kërkesë të tyre, gjatë fushatën informuese e cila është në vazhdim e sipër. Paneli ka informuar studentët për mandatin dhe punën e vet, ku u pasua me një sesion aktiv pyetjesh/përgjigjesh e diskutimesh.

Gjithashtu Paneli ka takuar më 20 mars 2012 z. Joel Mermet, Shef i ri i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Ky ishte një takim njoftues, ku Paneli ka njoftuar z. Mermet rreth mandatit dhe punës së Panelit dhe ka diskutuar rreth çështjeve me interes dhe shqetësim të përbashkët të të drejtave të njeriut.

Paneli ka pranuar katërdhjetë e gjashtë (46) ankesa prej fillimit të punës së tij që nga qershori i vitit 2010, ndërsa deri më tani ka marrë vendime përfundimtare në katërdhjetë (40) prej këtyre ankesave. Seanca e re e Panelit do të mbahet nga 21 deri më 23 maj 2012.

Për më shumë informata rreth Panelit ju lutemi shikoni www.hrrp.eu.

Shënim për redaktorin,
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut  (PShDNj) për  EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PShDNj nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensimin me të holla. PShDNj i ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe ndershmëri.