Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut Fushatë Informuese në Serbi

Numër               01-2011
Dat                    27.01.2011
Ëkontakri          John Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka zgjeruar fushatën informuese në Sërbi nga 23 deri me 25 Janar 2011.

Paneli është takuar me Z. Vladimir Ristic, Asistent i Ministrit, Ministria për Kosovë dhe Metohi dhe Z. Slobodan Boskovic, Asistent i Ministrit, Ministria e Drejtësisë në Beograd.

Ministrat janë njoftuar për mandatin dhe aktivitetin e Panelit, pas se cilës Paneli u është përgjigjur një numri të madh pyetjesh lidhur me punën që bën dhe ka pranuar informacione nga Asistentët e Ministrave në gjëndjen e tanishme të disa cështjeve lidhur me Kosovën.  Ministrat e siguruan Panelin për gatishmërin e këtyre Ministrive që të asistojën në fushatën informuese.

Gjithashtu, Paneli u takua me përfaqësues të Këshillit Danez për Refugjat, UNHCR, Grupi 484, Shpëtimi i Shenjtë, dhe Qendra Ballkanike për Migrim në Beograd. Paneli gjithashtu ka biseduar me Asociacionin e Personave te Zhdukur dhe Kidnapuar ne Nis si dhe me përfaqësuesit e disa familjeve te zhvendosura (IDP) në Prokuplje. 

Për më shumë informata rreth Panelit ju lutemi shikoni www.hrrp.eu.

Shënim për redaktorin,
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut  (PSHDNJ) për  EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PSHDNJ nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompenzimin me të holla. PSHDNJ i ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe me integritet.