Paneli Shqyrtues për të Drejtat e Njeriut - Raport për seancën

Komunikatë për shtyp
Numër                         01-2015
Data                            27.02.2015
Personi kontaktues     Joanna Marszalik

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e parë për vitin 2015, nga data 3 deri më 5 shkurt 2015.

Paneli ka gjetur tre lëndë të papranueshme. Një prej tyre kishte të bëjë me procedurat pranë gjykatave të Kosovës. Si në shumë lëndë të mëparshme të ngjashme, Paneli ka deklaruar se nuk ka juridiksion t’i shqyrtoj procedurat gjyqësore të gjykatave të Kosovës, edhe nëse gjykatësit e EULEX-it ulen në trupin gjykues të gjykatave të Kosovës. Në dy lëndë të tjera, Paneli ka konstatuar se nuk ishte treguar se EULEX-i ka qenë i përfshirë në ndonjë cilësi në çështjet për të cilat ka pasur ankesë.

Paneli ka komunikuar një lëndë tek shefi i Misionit të EULEX-it, duke i kërkuar atij që të ofroj vërejtjet e tij mbi pranueshmërinë dhe bazueshmërinë e asaj lëndë. Kjo lëndë kishte të bënte me një shkelje të dyshuar të të drejtave të ankuesit në jetën private (neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut) dhe një parasupozim i pafajësisë (neni 6 par. 2 i Konventës Evropiane) nga një prokuror i EULEX-it.

Të gjitha vendimet do të publikohen në faqen e internetit të Panelit, pasi të përkthehen në gjuhën shqipe dhe serbe.

Seanca e ardhshme e Panelit është planifikuar të mbahet në pjesën e dytë të prillit 2015.

Tani për tani në Panel janë 41 lëndë të pazgjidhura. 26 prej të tyre u janë komunikuar palëve për vërejtje rreth pranueshmërisë dhe bazueshmërisë së tyre; 2 prej tyre janë shpallur të pranueshme. Lëndët e tjera janë në shqyrtim e sipër.

Për më shumë informata rreth Panelit, ju lutemi vizitoni www.hrrp.eu.

Shënim për redaktorin,
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut  (PSHDNJ) për  EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PSHDNJ nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompenzimin me të holla. PSHDNJ i ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe me integritet.