Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut ka mbajtur sesionin e pestë

Numër              02-2011
Dat                   25.02.2011
Ëkontakri          John Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur sesionin e pestë të rregullt në Prishtinë prej datës 21 deri më 23 shkurt 2011.

Paneli vuri në dukje se trembëdhjetë (13) ankesa janë ende në pritje dhe dy (2) prej këtyre ankesave janë shpallur të papranueshme. Vendimet e papranueshmërisë janë dërguar tek parashtruesit e ankesave si dhe tek Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, dhe njëherësh do të publikohen së shpejti në faqen e internetit të Panelit pas përkthimit në gjuhën shqipe dhe serbe.

Gjashtë (6) ankesa janë dorëzuar tek Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë për vërejtje dhe komente për pranueshmërinë dhe bazueshmërinë e këtyre rasteve. Shqyrtimi i këtyre rasteve do të vazhdoj në sesionin e radhës së Panelit pas pranimit të vërejtjeve dhe komenteve nga Shefi i Misionit dhe nga parashtruesit e ankesave.

Përveç shqyrtimit të ankesave, Paneli ka vazhduar me fushatën e vet informuese, duke organizuar një ligjëratë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Kjo ngjarje është ndjekur diku nga pesëdhjetë (50) studentë, të cilët ka marrë pjesë në mënyrë aktive në Pyetje-Përgjigje pas prezantimit të Panelit rreth mandatit dhe veprimtarive të tij.

Zotëri Xavier Bout de Marnhac, Shef i ri i Misionit të EULEX-it në Kosovë, i ka bërë një vizitë kortezie Panelit më 23 shkurt në zyrat e tij, dhe njëherësh ishte njoftuar rreth mandatit dhe veprimtarive të Panelit.

Sesioni i ardhshëm i Panelit mbahet nga 4 deri më 6 prill 2011.

Për më shumë informata rreth Panelit ju lutemi shikoni www.hrrp.eu.

Shënim për redaktorin,
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut  (PSHDNJ) për  EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PSHDNJ nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompenzimin me të holla. PSHDNJ i ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe me integritet.