Sesioni – Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp
Numër:              06-2011
Datë:                 25.11.2011
Kontakt:            John J RyanPaneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 9të të rregullt në Prishtinë prej datës 21 deri më 23 nëntor 2011.

Paneli konstaton se në fillim të seancës  kanë qenë shtatëmbëdhjetë (17) ankesa në pritje, kurse Paneli ka marrë vendime në njëmbëdhjetë (11) prej këtyre ankesave. Përveç kësaj, Paneli ka shqyrtuar zbatimin e rekomandimeve në dy raste të cilat më herët iu kishin komunikuar Shefit të Misionit të EULEX-it (ShM). Lidhur me rastin e parë Paneli konstaton se EULEX-i kishte ndërmarrë disa masa për t’iu qasur gjendjes së parashtruesit të ankesës brenda kornizës së mandatit ekzekutiv të tij. Kurse lidhur me rastin e dytë Paneli konstaton se ShM kishte zbatuar thelbin e rekomandimeve të Panelit. Paneli deklaron se ShM kishte ushtruar funksionet e tij ashtu siç duhet në të dyja rastet dhe kështu vendosi ta mbyll hetimin e këtyre rasteve. Vendimet e miratuara nga Paneli do  t’iu dërgohen parashtruesve të ankesave si dhe ShM, dhe gjithashtu ato do të publikohen në faqen e internetit të Paneli pas përkthimit në gjuhën shqipe dhe serbe.

Paneli ka vazhduar me fushatën informuese, duke zhvilluar takime me përfaqësuesit e organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Këshillit të Evropës, zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe Këshillit danez për refugjat. Përpos kësaj, Paneli ka organizuar tryezë të rrumbullakët rreth ndihmës juridike me përfaqësues të organizatave të ndryshme që janë të angazhuara në fushën e ndihmës juridike në Kosovë. Qëllimi i këtij diskutimi ishte që të përcaktohet se kujt duhet Paneli t’ia drejtojë ankesat që bien jashtë kompetencave të saj.

Paneli ka pranuar katërdhjetë e tre (43) ankesa prej se ka filluar punën në qershor të vitit 2010. Seanca e radhës do të mbahet nga  data 6 deri më 8 shkurt 2012.

Për më shumë informata rreth Panelit ju lutemi shikoni www.hrrp.eu.

Shënim për redaktorin,
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut  (PShDNj) për  EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PShDNj nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensimin me të holla. PShDNj i ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe ndershmëri.