Paneli Shqyrtues për të Drejtat e Njeriut - Raport për seancën e tij të 15-të

Komunikatë për shtyp
Numër                         03-2013
Data                            15.04.2013
Personi kontaktues     John J. Ryan

Në fillim të seancës së 15të të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) më 8 prill 2013 në Prishtinë kanë qenë gjithsej njëzet e një ankesa të pazgjidhura. Paneli ka konstatuar një shkelje të të drejtave të njeriut të Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut (KEDNj) nga EULEX-i në Kosovë gjatë kryerjes së mandatit të tij ekzekutiv në lëndën W -kundër- EULEX-it, nr. i lëndës 2011-07. Parashtruesi i ankesës ka pohuar se EULEX-i e kishte dërguar deklaratën e dëshmisë së tij tek autoritetet në Serbi në kundërshtim me ndalimin e trajtimit çnjerëzor apo poshtërues, neni 3, KEDNj dhe të drejtën për respektim të jetës private dhe familjare, neni 8, KEDNj. Paneli njëzëri ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje të nenit 3, mirëpo aty ka pasur shkelje të nenit 8.

Paneli ka konstatuar se katër ankesa lidhur me shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut në ditën e Vidovdanit më 28 qershor 2012 janë të pranueshme. Paneli ka ftuar shefin e Misionit të EULEX-it (ShM) dhe ankuesit që të dorëzojnë vërejtjet e tyre shtesë rreth meritave të këtyre rasteve. Paneli ka shpallur katër raste të tjera të papranueshme dhe këto vendime do t’i dërgohen ShM dhe po ashtu ankuesve. Të gjitha vendimet do të publikohen në faqen e internetit të Panelit pasi të përkthehen në gjuhën shqipe dhe serbe. Për më tepër, Paneli ka vendosur që t’i dërgoj katër raste tek ShM për informim dhe vërejtje të tjera. Gjithashtu një lëndë është në shqyrtim e sipër, pesë lëndë janë duke u përkthyer, dhe gjithashtu një rast i pranueshëm që është në pritje, dhe një rast në pritje që është dërguar tek ShM.

Paneli ka mbajtur takime me z. Bernd Borchardt, shef i Misionit të EULEX-it në Kosovë, znj. Joëlle Vachter, zëvendëse e shefit të Misionit, z. Charles Smith, kryetar i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, znj. Jaroslava Novotna, kryeprokurore e EULEX-it, z. Jonathan Ratel, shef i zyrës së prokurorisë speciale, zyra e PSRK-së dhe ambasadorin Jean-Claude Schlumberger, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Këto takime kanë pasur natyrë njoftuese dhe kanë mundësuar Panelin që t’i informoj bashkëbiseduesit rreth mandatit, procedurave dhe punës së vet, si dhe për të diskutuar rreth çështjeve me interes dhe shqetësim të përbashkët.

Për informata të mëtejshme lidhur me Panelin dhe praktikat e tij gjyqësore shih faqen e internetin www.hrrp.eu.

Shënim për redaktorin,
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut  (PSHDNJ) për  EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PSHDNJ nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompenzimin me të holla. PSHDNJ i ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe me integritet.