Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut ka mbajtur sesionin e pestë Numër 04-2011 Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur sesionin e tij të shtatë të rregullt në Prishtinë nga data 6 deri më 8 qershor 2011. Paneli vuri në dukje se njëzet e pesë (25) ankesa janë ende në pritje dhe se Paneli ka marrë vendim rreth katër (4) prej këtyre ankesave. Këto vendime do t’iu dërgohen parashtruesve të ankesave si dhe Shefit të Misionit (ShM) të EULEX-it në Kosovë, kurse ato do të publikohen në faqen e internetit të Panelit pasi të përkthehen në gjuhën shqipe dhe serbe. Një (1) ankesë tjetër i është dorëzuar ShM për të dhënë vërejtje dhe komente rreth pranueshmërisë dhe bazueshmërisë së atij rasti. Shqyrtimi i këtij rasti do të vazhdoj në një sesion të radhës së Panelit pas pranimit të vërejtjeve dhe komenteve nga Shefi i Misionit dhe nga parashtruesi i ankesës. Përveç shqyrtimit të ankesave, Paneli ka vazhduar me fushatën e vet informuese, me prezantimin e një ligjërate rreth të Drejtave të Grave për Trashëgimi në Kosovë. Kjo ngjarje është përcjellë nga përafërsisht njëzet e pesë (25) persona, të cilët pastaj u përfshinë në një diskutim aktiv rreth çështjes. Sesioni i ardhshëm i Panelit mbahet nga data 12 deri më 15 shtator 2011. Për më shumë informata rreth Panelit ju lutemi shikoni www.hrrp.eu. Shënim për redaktorin, |
|