Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp

Numër                         01-2019
Data01 Shkurt 2019

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 39-të nga data 14 deri më 16 janar 2019. Ky ka qenë takimi i parë i Panelit në përbërjen e re, pas ndryshimit të mandatit të EULEX-it më datën 15 qershor 2018.

Gjatë seancës, Paneli ka shqyrtuar ankesën në lëndën 2018-02 D.W. kundër EULEX-it. Paneli e ka shpallur këtë ankesë të papranueshme, pasi që ngjarjet ndaj të cilave është bërë ankesa nuk ishin kryer nga EULEX-i gjatë mandatit të tij ekzekutiv dhe për këtë arsye kjo nuk ka hyrë në fushëveprimin e juridiksionit të Panelit.

Gjatë kësaj seance Paneli gjithashtu ka rishikuar rregulloren e punës për t’i pasqyruar aty ndryshimet në mandatin e ri të EULEX-it.

Vendimet e Panelit dhe rregullorja e punës e rishikuar janë publikuar në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, në www.hrrp.eu.

 

Shënime për redaktorin

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.