Znj. Henna Niemi


Znj. Henna Niemi – Anëtare zëvendësuese e EULEX-it në Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut, e emëruar më 1 dhjetor 2023.

Znj. Niemi ka përfunduar studimet në Universitetin e Laplandës duke marrë titullin master në juridik në vitin 2008. Ajo ka punuar si gjyqtare praktikante e Qarkut në vitet 2009-2010 dhe në Gjykatën e Apelit në disa poste që nga viti 2014. Përveç kësaj, ndër të tjera, ajo ka punuar në Universitetin e Laplandës si studiuese duke kryer hulumtime në disa fusha të së drejtës, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare dhe atë të të drejtave të njeriut.

Znj. Niemi iu bashkua EULEX-it në Kosovë në vitin 2022 si vëzhguese kryesore tematike për krimet e urrejtjes. Ajo u emërua anëtare zëvendësuese e EULEX-it në Panelin për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut më 1 dhjetor 2023.