Komunikatë për shtyp - Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp
Numër 01-2021
Data: 16 Shkurt 2021

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 48-të më 12 shkurt 2021.

Gjatë seancës, Paneli ka shqyrtuar dy (2) lëndë:

1. Lënda 2016-13 Miomir Krivokapić kundër EULEX-it. Më 12 shkurt 2021, Paneli miratoi një Vendim Pasues për zbatimin e rekomandimeve të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut. Në vendimin e tij, Paneli vuri në dukje se të drejtat e ankuesit në rastin në fjalë ende po shkelen pasi rasti i të afërmit të tij të zhdukur mbetet i pa hetuar. Paneli konsideroi që hapat e ndërmarra deri tani ose të propozuara nga Misioni për të adresuar gjetjet dhe rekomandimet e Panelit nuk ofrojnë një përgjigje adekuate ose efektive ndaj shkeljes së të drejtave të ankuesit. Paneli ftoi Misionin të shqyrtojë edhe njëherë rekomandimet e Panelit që nuk janë zbatuar dhe të informojë Panelin për rezultatin e atyre konsideratave. Paneli më tej ftoi Misionin të merr masa në përgjigje të rekomandimeve të Panelit që pasqyrojnë vërtet thellësinë e angazhimit të Misionit për të mbështetur standardet e të drejtave të njeriut dhe për të riparuar dëmin e shkaktuar ankuesit në këtë rast. Paneli vendosi ta mbajë këtë lëndë të hapur për përcjellje të mëtejshme të mundshme.

2. Lënda 2016-14 Milan Ađančić kundër EULEX-it. Më 12 shkurt 2021, Paneli miratoi një Vendim Pasues për zbatimin e rekomandimeve të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut. Në vendimin e tij, Paneli vuri në dukje se të drejtat e ankuesit në rastin në fjalë ende po shkelen pasi rasti i të afërmit të tij të zhdukur mbetet i pa hetuar. Paneli konsideroi që hapat e ndërmarra deri tani ose të propozuara nga Misioni për të adresuar gjetjet dhe rekomandimet e Panelit nuk ofrojnë një përgjigje adekuate ose efektive ndaj shkeljes së të drejtave të ankuesit. Paneli ftoi Misionin të shqyrtojë edhe njëherë rekomandimet e Panelit që nuk janë zbatuar dhe të informojë Panelin për rezultatin e atyre konsideratave. Paneli më tej ftoi Misionin të merr masa në përgjigje të rekomandimeve të Panelit që pasqyrojnë vërtet thellësinë e angazhimit të Misionit për të mbështetur standardet e të drejtave të njeriut dhe për të riparuar dëmin e shkaktuar ankuesit në këtë rast. Paneli vendosi ta mbajë këtë lëndë të hapur për përcjellje të mëtejshme të mundshme..

Vendimet e Panelit, rregullorja e punës dhe raportet vjetore janë të publikuara në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe: www.hrrp.eu.

 Shënime për redaktorin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet