Komunikatë për shtyp - Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp
Numër 04-2020
Data: 16 Dhjetor 2020

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 47-të më 11 dhjetor 2020.

Gjatë seancës, Paneli ka shqyrtuar shtatë (7) lëndë:

1. Lënda 2016-11 Petar Brakus kundër EULEX-it. Më 11 dhjetor 2020, Paneli vendosi që EULEX-i kishte dështuar të kryejë hetim efektiv për zhdukjen e anëtarit të familjes së ankuesit dhe kishte dështuar ta mbante të informuar ankuesin. Si rezultat, Paneli gjeti që Misioni ishte përgjegjës për një shkelje në pjesën procedurale të së drejtës së ankuesit për jetë, të garantuar me nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për shkeljen e së drejtës së ankuesit për mos t’iu nënshtruar trajtimeve çnjerëzore e poshtëruese, siç garantohet me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli gjithashtu gjeti që Misioni ishte përgjegjës që nuk i ka siguruar ankuesit një mjet efektiv juridik, në kundërshtim me nenin 13 të Konventës. Paneli i bëri disa rekomandime shefit të Misionit të EULEX-it, duke përfshirë që t’i pyes autoritetet se çfarë hapash janë ndërmarrë për të hetuar rastin dhe që t’u theksojë autoriteteve rëndësinë e të drejtave të viktimës për të vërtetën dhe që të informohet për rrjedhën e përgjithshme të hetimi. Paneli gjithashtu ftoi shefin e Misionit të kontaktojë ankuesin në mënyrë që të gjejë një mjet juridik për shkeljen e të drejtave të tij. .

2. Lënda 2016-17 Milijana Avramović kundër EULEX-it. Më 11 dhjetor 2020, Paneli miratoi një vendim pasues për zbatimin e rekomandimeve të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut. Në vendimin e tij, Paneli vuri në dukje se të drejtat e ankueses në rastin në fjalë ende po shkeleshin pasi rasti i të afërmit të saj të zhdukur mbetet i pa hetuar. Paneli konsideroi që hapat e ndërmarra deri tani ose të propozuara nga Misioni për të adresuar gjetjet dhe rekomandimet e Panelit nuk ofrojnë një përgjigje të duhur ose efektive ndaj shkeljes së të drejtave të ankueses. Paneli ftoi Misionin të shqyrtojë me kujdes se cilat mundësi ekzistojnë që Misioni të kontribuojë në atë përgjigje të duhur në një mënyrë kuptimplote dhe efektive, dhe të informojë Panelin për rezultatin e atyre shqyrtimeve dhe cilat masa Misioni propozon që t’i zbatoj për të arritur atë qëllim. Paneli vendosi ta mbajë këtë lëndë të hapur për përcjellje të mëtejshme të mundshme.

3.Lënda 2016-22 Radmila Šapić kundër EULEX-it. Më 11 dhjetor 2020, Paneli i shpalli ankesat të pranueshme dhe ftoi palët të bëjnë parashtrime për meritat e ankesave. Ankesa kishte të bënte me zhdukjen e një anëtari të familjes së ankuesit dhe hetimin për këtë zhdukje.

4.Lënda 2016-23 Q.J. kundër EULEX-it. Më 11 dhjetor 2020, Paneli vendosi që EULEX-i kishte dështuar të kryejë një hetim efektiv rreth zhdukjes së anëtarit të familjes së ankuesit dhe kishte dështuar ta mbante të informuar ankuesin. Si rezultat, Paneli vendosi që Misioni ishte përgjegjës për një shkelje në pjesën procedurale të së drejtës së ankuesit për jetën, të garantuar me nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për shkeljen e të drejtës së ankuesit për mos t’iu nënshtruar trajtimeve çnjerëzore e poshtëruese, siç garantohet me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli i bëri disa rekomandime shefit të Misionit të EULEX-it, duke përfshirë që t’i pyes autoritetet se çfarë hapash janë duke u ndërmarrë për të hetuar rastin dhe që t’u theksojë autoriteteve rëndësinë e të drejtave të viktimës për të vërtetën dhe që të informohet për rrjedhën e përgjithshme të hetimi. Paneli gjithashtu ftoi shefin e Misionit të kontaktojë ankuesin në mënyrë që të gjejë një mjet juridik për shkeljen e të drejtave të saj.

5.Lënda 2016-24 Vesko Kandić kundër EULEX-it. Më 11 dhjetor 2020, Paneli vendosi që EULEX-i kishte dështuar të kryejë një hetim efektiv rreth zhdukjes së anëtarit të familjes së ankuesit dhe kishte dështuar ta mbante të informuar ankuesin. Si rezultat, Paneli vendosi që Misioni ishte përgjegjës për një shkelje në pjesën procedurale të së drejtës së ankuesit për jetën, të garantuar me nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për shkeljen e të drejtës së ankuesit për mos t’iu nënshtruar trajtimeve çnjerëzore e poshtëruese, siç garantohet me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli i bëri disa rekomandime shefit të Misionit të EULEX-it, duke përfshirë që ta pyes se çfarë hapash janë duke u ndërmarrë për të hetuar rastin dhe që t’u theksojë autoriteteve rëndësinë e të drejtave të viktimës për të vërtetën dhe që të informohet për rrjedhën e përgjithshme të hetimi. Paneli gjithashtu ftoi shefin e Misionit të kontaktojë ankuesin në mënyrë që të gjejë një mjet juridik për shkeljen e të drejtave të tij.

6.Lënda 2016-28 S.H. kundër EULEX-it. Më 11 dhjetor 2020, Paneli miratoi një vendim pasues për zbatimin e rekomandimeve të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut. Në vendimin e tij, Paneli vuri në dukje se të drejtat e ankueses në rastin në fjalë ende po shkeleshin pasi rasti i të afërmit të saj të zhdukur mbetet i pa hetuar. Paneli konsideroi që hapat e ndërmarra deri tani ose të propozuara nga Misioni për të adresuar gjetjet dhe rekomandimet e Panelit nuk ofrojnë një përgjigje të duhur ose efektive ndaj shkeljes së të drejtave të ankuesit. Paneli ftoi Misionin të shqyrtojë me kujdes se cilat mundësi ekzistojnë që Misioni të kontribuojë në atë përgjigje të duhur në një mënyrë kuptimplote dhe efektive, dhe të informojë Panelin për rezultatin e atyre shqyrtimeve dhe cilat masa Misioni propozon që t’i zbatoj për të arritur atë qëllim. Paneli vendosi ta mbajë këtë lëndë të hapur për përcjellje të mëtejshme të mundshme.

7. Lënda 2019-01 G.T. kundër EULEX-it. Më 11 dhjetor 2020, Paneli vendosi në shumicë që Misioni nuk kishte arritur të vlerësonte mjaftueshëm rreziqet për ankuesin, atëherë kur ishte thirrur për të dëshmuar në një gjykim për krime lufte në Serbi dhe nuk ndërmori veprime të duhura për të ofruar sigurinë e ankuesit. Si rezultat, Paneli gjeti që Misioni kishte kontribuar në një masë të kufizuar në shkeljen e së drejtës së ankuesit për mos t’iu nënshtruar trajtimeve çnjerëzore e poshtëruese, siç garantohet me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli përcaktoi që Misioni nuk kishte shkelur të drejtën e ankuesit për jetën private, siç mbrohet me nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli i bëri disa rekomandime shefit të Misionit të EULEX-it, duke përfshirë që të pranojë se veprimi i tij kishte kontribuar në shkeljen e të drejtave të ankuesit, si dhe që ta pyes ankuesin dhe autoritetin vendor se çfarë masash duhet të merren për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e ankuesit si rezultat i dëshmisë së ankuesit në Serbi.Vendimet e Panelit, rregullorja e punës dhe raportet vjetore janë të publikuara në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe: www.hrrp.eu.

 Shënime për redaktorin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet