Komunikatë për shtyp - Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp
Numër 03-2020
Data: 26 Tetor 2020

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 46-të më 20 tetor 2020

Seanca është mbajtur përmes mjeteve elektronike

Gjatë seancës, Paneli ka shqyrtuar një lëndë:

1. Lënda 2020-01 Reihan Kaja kundër EULEX-it. Më 20 tetor 2020, Paneli ka shpallur këtë ankesë të papranueshme, sepse ishte jashtë fushës së juridiksionit të Panelit.

Vendimet e Panelit, rregullorja e punës dhe raportet vjetore janë publikuar në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, në www.hrrp.eu.

 Shënime për redaktorin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet