Komunikatë për shtyp - Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Number 04-2021
Date: 30 qershor 2021

Komunikatë për shtyp – Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 51 më 29 qershor 2021. Seanca është mbajtur përmes mjeteve elektronike.

Gjatë seancës, Paneli ka shqyrtuar katër (4) lëndë:

1.Lënda 2016-16 Dobrivoje Vukmirović kundër EULEX-it. Më 29 qershor 2021, Paneli ka lëshuar Vendimin dhe Gjetjet. Në vendimin e tij, Paneli vendosi që EULEX-i kishte dështuar të kryejë hetim efektiv për zhdukjen e anëtarit të ngushtë të familjes së ankuesit dhe kishte dështuar ta mbante të informuar ankuesin. Si rezultat, Paneli gjeti që Misioni ishte përgjegjës për një shkelje në pjesën procedurale të së drejtës së ankuesit për jetë, të garantuar me nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për shkeljen e së drejtës së ankuesit për mos t’iu nënshtruar trajtimeve çnjerëzore e poshtëruese, siç garantohet me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli gjithashtu gjeti që Misioni ishte përgjegjës që nuk i ka siguruar ankuesit një mjet efektiv juridik, në kundërshtim me nenin 13 të Konventës. Paneli i bëri disa rekomandime shefit të Misionit të EULEX-it, duke përfshirë që t’i pyes autoritetet se çfarë hapash janë ndërmarrë për të hetuar rastin dhe që t’u theksojë autoriteteve rëndësinë e të drejtave të viktimës për të vërtetën dhe që të informohet për rrjedhën e përgjithshme të hetimi. Paneli gjithashtu ftoi shefin e Misionit të kontaktojë ankuesin në mënyrë që të gjejë një mjet juridik për shkeljen e të drejtave të tij. Zbatimi i Misionit i atyre rekomandimeve është ende në pritje.

2.Lënda 2016-19 Dušan Milosavljević kundër EULEX-it. Më 29 qershor 2021, Paneli ka lëshuar Vendimin mbi pranueshmërinë dhe Meritat. Në vendimin e tij, Paneli vendosi që EULEX-i kishte dështuar të kryejë hetim efektiv për zhdukjen e anëtarit të ngushtë të familjes së ankuesit dhe kishte dështuar ta mbante të informuar ankuesin. Si rezultat, Paneli gjeti që Misioni ishte përgjegjës për një shkelje në pjesën procedurale të së drejtës së ankuesit për jetë, të garantuar me nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për shkeljen e së drejtës së ankuesit për mos t’iu nënshtruar trajtimeve çnjerëzore e poshtëruese, siç garantohet me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli i bëri disa rekomandime shefit të Misionit të EULEX-it, duke përfshirë që t’i pyes autoritetet se çfarë hapash janë ndërmarrë për të hetuar rastin dhe që t’u theksojë autoriteteve rëndësinë e të drejtave të viktimës për të vërtetën dhe që të informohet për rrjedhën e përgjithshme të hetimi. Paneli gjithashtu ftoi shefin e Misionit të kontaktojë ankuesin në mënyrë që të gjejë një mjet juridik për shkeljen e të drejtave të tij. Zbatimi i Misionit i atyre rekomandimeve është ende në pritje.

3.Lënda 2016-22 Radmila Šapić kundër EULEX-it. Më 29 qershor 2021, Paneli ka lëshuar Vendimin dhe Gjetjet. Në vendimin e tij, Paneli vendosi që EULEX-i kishte dështuar të kryejë hetim efektiv për zhdukjen e anëtarit të ngushtë të familjes së ankuesit dhe kishte dështuar ta mbante të informuar ankuesin. Si rezultat, Paneli gjeti që Misioni ishte përgjegjës për një shkelje në pjesën procedurale të së drejtës së ankuesit për jetë, të garantuar me nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për shkeljen e së drejtës së ankuesit për mos t’iu nënshtruar trajtimeve çnjerëzore e poshtëruese, siç garantohet me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli i bëri disa rekomandime shefit të Misionit të EULEX-it, duke përfshirë që t’i pyes autoritetet se çfarë hapash janë ndërmarrë për të hetuar rastin dhe që t’u theksojë autoriteteve rëndësinë e të drejtave të viktimës për të vërtetën dhe që të informohet për rrjedhën e përgjithshme të hetimi. Paneli gjithashtu ftoi shefin e Misionit të kontaktojë ankuesin në mënyrë që të gjejë një mjet juridik për shkeljen e të drejtave të tij. Zbatimi i Misionit i atyre rekomandimeve është ende në pritje.

4.Lënda 2016-32 Biljana Đorđević kundër EULEX-it. Më 26 mars 2021, Paneli mori vendimin dhe gjetjet e tij. Në vendimin e tij, Paneli vendosi që EULEX-i kishte dështuar të kryejë hetim efektiv për zhdukjen e anëtarit të ngushtë të familjes së ankuesit dhe kishte dështuar ta mbante të informuar ankuesin. Si rezultat, Paneli gjeti që Misioni ishte përgjegjës për një shkelje në pjesën procedurale të së drejtës së ankuesit për jetë, të garantuar me nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për shkeljen e së drejtës së ankuesit për mos t’iu nënshtruar trajtimeve çnjerëzore e poshtëruese, siç garantohet me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli i bëri disa rekomandime shefit të Misionit të EULEX-it, duke përfshirë që t’i pyes autoritetet se çfarë hapash janë ndërmarrë për të hetuar rastin dhe që t’u theksojë autoriteteve rëndësinë e të drejtave të viktimës për të vërtetën dhe që të informohet për rrjedhën e përgjithshme të hetimi. Paneli gjithashtu ftoi shefin e Misionit të kontaktojë ankuesin në mënyrë që të gjejë një mjet juridik për shkeljen e të drejtave të tij. Zbatimi i Misionit i atyre rekomandimeve është ende në pritje.

Vendimet e Panelit, rregullorja e punës dhe raportet vjetore janë të publikuara në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe: www.hrrp.eu.

 Shënime për redaktorin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.