Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp

Numri04-2019
Data16 shtator 2019

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 42-të më 10-12 shtator 2019.

 

Kjo ishte seanca e parë e Panelit në përbërjen e tij të plotë pas emërimit në qershor 2019 të znj. Anna Autio si anëtare e jashtme e Panelit.

Gjatë seancës, Paneli ka shqyrtuar pesë lëndë:

1. Lënda 2016-11 Anđelija Brakus kundër EULEX-it. Më 11 shtator 2019, Paneli ka shpallur ankesat të pranueshme dhe do t’i fton palët të ofrojnë parashtresa për bazueshmërinë e ankesave.

2. Lënda 2016-12 U.F. kundër EULEX-it. Më 11 shtator 2019, Paneli ka shpallur ankesat të pranueshme dhe do t’i fton palët të ofrojnë parashtresa për bazueshmërinë e ankesave.

3. Lënda 2016-13 Miomir Krivokapić kundër EULEX-it. Më 11 shtator 2019, Paneli ka shpallur ankesat të pranueshme dhe do t’i fton palët të ofrojnë parashtresa për bazueshmërinë e ankesave.

4. Lënda 2016-15 Dragan Janačković kundër EULEX-it. Më 11 shtator 2019, Paneli ka shpallur ankesat të pranueshme dhe do t’i fton palët të ofrojnë parashtresa për bazueshmërinë e ankesave.

5. Lënda 2016-28 S.H. kundër EULEX-it. Më 11 shtator 2019, Paneli ka vendosur që EULEX-i kishte dështuar të kryente një hetim efektiv rreth zhdukjes së anëtarit të familjes së ankuesit dhe nuk kishte arritur ta mbante të informuar ankuesin. Si rezultat, Paneli ka vendosur që Misioni ishte përgjegjës për një shkelje sipas pjesën procedurale të së drejtës së ankuesit për jetë, siç garantohet nga neni 2 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe për shkelje të së drejtës së ankuesit për të mos iu nënshtruar trajtimit çnjerëzimi ose poshtërues, siç garantohet nga neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Paneli do t’i ofron disa rekomandime shefit të Misionit të EULEX-it.

Vendimet e Panelit, rregullorja e punës dhe raportet vjetore publikohen në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, në www.hrrp.eu.

Shënime për redaktorin

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.