Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp

Numri03-2019
Data19 korrik 2019

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 41-të më 19 dhe 20 qershor 2019.

 

Gjatë seancës, Paneli ka shqyrtuar gjashtë lëndë:

1. Lënda 2011-27 F. dhe të tjerët kundër EULEX-it. Me vendimin e datës 5 dhjetor 2017, Paneli ka vendosur që EULEX-i nuk ishte përgjegjës për shkeljen e të drejtës së ankuesve për jetë në pjesën substanciale të tij, mirëpo ishte përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të ankuesve sipas pjesës procedurale të së drejtës për jetë, siç garantohet me nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Përveç kësaj, Paneli ka vendosur që EULEX-i ishte përgjegjës për shkeljen e të drejtës së ankuesve për mbrojtjen nga tortura, trajtimi çnjerëzor ose poshtërues, siç garantohet me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli i ka bërë dy rekomandime shefes së Misionit të EULEX-it.Më 19 qershor 2019, Paneli ka nxjerrë vendimin pasues mbi zbatimin e rekomandimeve të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut. Në këtë vendim, Paneli ka theksuar që shefja e Misionit kishte zbatuar plotësisht rekomandimin e parë të Panelit. Lidhur me rekomandimin e tij të dytë, Paneli ka theksuar se megjithëse shefja e Misionit nuk e kishte pranuar zyrtarisht përgjegjësinë e Misionit për shkeljen e të drejtave të ankueses, shefja e Misionit kishte ndërmarrë hapin e vlefshëm për t’i shprehur keqardhjen më të thellë ankueses në emër të Misionit.Paneli ka vendosur të mbyllë shqyrtimin e mëtejshëm të kësaj lënde.

2. Lënda 2016-09 Milorad Trifunović kundër EULEX-it. Më 19 qershor 2019, Paneli i ka shpallur ankesat të pranueshme dhe i ka ftuar palët që të paraqesin parashtresat e tyre në lidhje me bazueshmërinë e ankesave.

3. Lënda 2016-10 Dragiša Kostiić kundër EULEX-it. Më 19 qershor 2019, Paneli ka shpallur ankesat të pranueshme dhe i ka ftuar palët që të paraqesin parashtresat e tyre në lidhje me bazueshmërinë e ankesave.

4. Lënda 2016-14 Milan Agjančić kundër EULEX-it. Më 19 qershor 2019, Paneli ka shpallur ankesat të pranueshme dhe i ka ftuar palët që të paraqesin parashtresat e tyre në lidhje me bazueshmërinë e ankesave.

5. Lënda 2017-02 Zufe Miladinović kundër EULEX-it. Më 19 qershor 2019, Paneli ka vendosur që EULEX-i kishte dështuar të kryente një hetimi efektiv rreth zhdukjes së anëtarit të familjes së ankueses dhe nuk e kishte informuar ankuesen. Si rezultat, Paneli ka vendosur që Misioni ishte përgjegjës për një shkelje në bazë të pjesës procedurale të së drejtës së ankueses për jetë, siç garantohet me nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe për një shkelje të së drejtës së ankueses për mbrojtjen nga trajtimi çnjerëzor ose poshtërues, siç garantohet me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Paneli i ka bërë disa rekomandime shefes së Misionit të EULEX-it.

6. Lënda 2018-03 E.V. kundër EULEX-it. Më 19 qershor 2019, Paneli e ka shpallur këtë ankesë të papranueshme për shkak se ka dalë jashtë kuadrit të fushëveprimit të juridiksionit të Panelit dhe ka qenë qartas e pabazuar.

Vendimet e Panelit, rregullorja e punës dhe raportet vjetore publikohen në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, në www.hrrp.eu.

 

Shënime për redaktorin

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.