Komunikatë për shtyp - Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp
Numër 01-2020
Data: 19 Mars 2020

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 44-të më 12-14 shkurt 2020.

Më 12 shkurt 2020, Paneli ka takuar shefin e ri të Misionit të EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark.

Gjatë seancës, Paneli ka shqyrtuar pesë lëndë:

1. Lënda 2016-10 Dragiša Kostić kundër EULEX-it. Më 13 shkurt 2020, Paneli ka përcaktuar që EULEX-i nuk kishte kryer hetim efektiv rreth zhdukjes së anëtarit të familjes së ankuesit dhe nuk kishte arritur ta mbante të informuar ankuesin. Si rezultat, Paneli ka përcaktuar që Misioni ishte përgjegjës për shkelje sipas pjesën procedurale të së drejtës së ankuesit për jetë, siç garantohet nga neni 2 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe për shkelje të së drejtës së ankuesit për t’u mbrojtur nga trajtimi çnjerëzimi ose poshtërues, siç garantohet nga neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli i ka dhënë rekomandime shefit të Misionit të EULEX-it, përfshirë që t’i pyes autoritetet se çfarë hapash po ndërmerren për ta hetuar këtë lëndë, dhe për t’iu theksuar autoriteteve rëndësinë e të drejtave të viktimës për të vërtetën dhe për t’u informuar rreth rrjedhës së përgjithshme të hetimit.

2. Lënda 2016-12 U.F. kundër EULEX-it. Më 12 shkurt 2020, Paneli ka përcaktuar që EULEX-i nuk kishte kryer hetim efektiv rreth zhdukjes së anëtarit të familjes së ankuesit dhe nuk kishte arritur ta mbante të informuar ankuesin. Si rezultat, Paneli ka përcaktuar që Misioni ishte përgjegjës për shkelje sipas pjesën procedurale të së drejtës së ankuesit për jetë, siç garantohet nga neni 2 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe për shkelje të së drejtës së ankuesit për t’u mbrojtur nga trajtimi çnjerëzimi ose poshtërues, siç garantohet nga neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli i ka dhënë rekomandime shefit të Misionit të EULEX-it, përfshirë që t’i pyes autoritetet se çfarë hapash po ndërmerren për ta hetuar këtë lëndë, dhe për t’iu theksuar autoriteteve rëndësinë e të drejtave të viktimës për të vërtetën dhe për t’u informuar rreth rrjedhës së përgjithshme të hetimit.

3. Lënda 2016-13 Miomir Krivokapić kundër EULEX-it. Më 12 shkurt 2020, Paneli ka përcaktuar që EULEX-i nuk kishte kryer hetim efektiv rreth zhdukjes së anëtarit të familjes së ankuesit dhe nuk kishte arritur ta mbante të informuar ankuesin. Si rezultat, Paneli ka përcaktuar që Misioni ishte përgjegjës për shkelje sipas pjesën procedurale të së drejtës së ankuesit për jetë, siç garantohet nga neni 2 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe për shkelje të së drejtës së ankuesit për t’u mbrojtur nga trajtimi çnjerëzimi ose poshtërues, siç garantohet nga neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli i ka dhënë rekomandime shefit të Misionit të EULEX-it, përfshirë që t’i pyes autoritetet se çfarë hapashpo ndërmerren për ta hetuar këtë lëndë, dhe për t’iu theksuar autoriteteve rëndësinë e të drejtave të viktimës për të vërtetën dhe për t’u informuar rreth rrjedhës së përgjithshme të hetimit.

4. Lënda 2016-16 Dobrivoje Vukmirović kundër EULEX-it. Më 12 shkurt 2020, Paneli i ka shpallur ankesat të pranueshme dhe ka ftuar palët që të bëjnë parashtresa në lidhje me meritat e ankesave. Ankesa kishte të bënte me zhdukjen e një anëtari të familjes së ankuesit dhe hetimin në lidhje me këtë zhdukje.

5. Lënda 2016-18 P.K. kundër EULEX-it. Më 12 shkurt 2020, Paneli e ka shpallur këtë ankesë të papranueshme, për shkak se ka dalë jashtë kuadrit të juridiksionit të Panelit dhe qartazi ishte e pabazuar.

Vendimet e Panelit, rregullorja e punës dhe raportet vjetore janë publikuar në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe: www.hrrp.eu.

 Shënime për redaktorin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.