Paneli Shqyrtues për të Drejtat e Njeriut - Raport për seancënKomunikatë për shtyp Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 31 nga data 17 tetor deri me 19 tetor 2016. Paneli ka lëshuar tre (3) vendime lidhur me meritat dhe një (1) vendim pasues lidhur me zbatimin e rekomandimeve të tij nga ana e shefit të Misionit. Paneli ka konstatuar se ka pasur shkelje të neneve, 2, 3, 8 dhe 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) në lëndët nr.: 2014-11 deri me 2014 -17, D.W., E.V., F.U., G.T., Zlata Veselinovic, H.S. dhe I.R. kundër EULEX-it. Paneli gjithashtu ka konstatuar se ka pasur shkelje të neneve 2, 3 dhe 13, si dhe të nenit 2 në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së në ankesën nr. 2014-34, Rejhane Sadiku-Syla kundër EULEX-it. Më tej Paneli ka konstatuar se ka pasur shkelje të nenit 8 të KEDNj-së në lëndën nr. 2014-37, Y.B. kundër EULEX-it dhe gjithashtu ka deklaruar se shefi i Misionit nuk kishte zbatuar rekomandimet në lëndën nr. 2014-32, L.O. kundër EULEX-it. Të gjitha vendimet do të publikohen në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe. Aktualisht janë pesëdhjetë e tetë (58) ankesa në pritje para Panelit. Pesëmbëdhjetë (15) prej këtyre ankesave janë komunikuar dhe pesëmbëdhjetë (15) janë në shqyrtim e sipër. Paneli gjithashtu ka mbajtur takime njoftuese me znj. Alexandra Papadopolou, shefe e re e Misionit të EULEX-it Kosovë dhe po ashtu me znj. Natalya Apostolova, përfaqësuese speciale e re e Bashkimit Evropian në Kosovë, të hënën me 17 tetor 2016. Seanca e ardhshme e Panelit është planifikuar të mbahet nga data 9 deri me 11 janar 2017. Për më shumë informata rreth Panelit, ju lutem vizitoni www.hrrp.eu. Shënime për redaktorin; |
|