Ankesat në pritje dhe ato të përfunduaraSi ta parashtroni një ankesëDokumentacioni i panelitKonventat dhe Deklaratat për të Drejtat të Njeriut
|
Paraqitja e ankesaveSi mund të paraqesë ankesë? Çdo person, përveç personelit të Misionit EULEX në Kosovë, i cili ankohet se ka qenë viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e Misionit EULEX në Kosovë gjatë zbatimit të mandatit ekzekutiv të tij ka të drejtë të paraqesë ankesë. Procedura me Panelin Shqyrtimet nga ana e PSHDNJ do të bazohen në informatat e paraqitura me shkrim tek Paneli. Nëse PSHDNJ konsideron se ankesa nuk mund të shqyrtohet vetëm në bazë të informatave të paraqitura me shkrim, dhe atij shqyrtimi i nevojiten paraqitje verbale, PSHDNJ mund të pranojë paraqitje të tilla verbale. Ankesat anonime do të refuzohen. Pas shqyrtimit të ankesës, PSHDNJ i prezanton të gjeturat e veta, duke përfshirë rekomandimet e mundshme, tek Shefi i Misionit. Shefi i Misionit pastaj do të informojë Komandantin e operacioneve civile, shtetet anëtare si dhe shtetet e tjera kontribuuese. PSHDNJ e informon ankuesin mbi atë nëse ky Panel ka gjetur se Misioni EULEX i ka shkelur të drejtat e njeriut të ankuesit. Paneli i ofron arsyet për të gjeturat e veta. Të gjeturat dhe rekomandimet e Panelit do të bëhen publike, përveç në ato raste kur publikimi i tyre mund të ketë ndikim mbi efektivitetin operativ të Misionit EULEX në Kosovë apo për sigurinë e personelit të Misionit.
|
|