Komunikatë për shtyp – Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp
Numër 02-2023
Datë 11 gusht 2023

Komunikatë për shtyp – Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut, (Paneli) mbajti seancën e tij të 56-të më 10 gusht 2023. Paneli diskutoi përmes mjeteve elektronike.

Gjatë seancës, Paneli ka shqyrtuar një (1) lëndë:

1. Lënda nr. 2021-02 O.L. dhe të tjerët kundër EULEX-it. Më 10 gusht 2023, Paneli shpalli se shefi i Misionit të EULEX-it i ishte përgjigjur në mënyrë adekuate Kërkesës së Kryesueses së Panelit për Miratimin e Masave të Përkohshme, brenda kontekstit të mandatit të Misionit.

Vendimet e Panelit, rregullorja e punës dhe raportet vjetore janë të publikuara në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe:www.hrrp.eu.

 Shënime për redaktorin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.