Z. Petko Petkov
Z. Petko Petkov ka diplomuar në Universitetin e Sofjes me titullin e magjistrit të shkencave juridike. Ai ka shërbyer si gjyqtar ndihmës në Gjykatën e Rrethit të Sofjes nga viti 2005 deri në vitin 2007 dhe që nga viti 2007 është gjyqtar në Divizionin Penal në Gjykatën Rajonale të Sofjes.
Gjatë karrierës së tij si gjykatës penal ka punuar në mijëra raste dhe thelbi i punës së tij ka qenë t’iu përmbahet gjithmonë parimeve të KEDNj-së dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Nga viti 2014 deri në fund të vitit 2015 ai u emërua ekspert për zëvendësministrin e Drejtësisë të Republikës së Bullgarisë. Gjatë kësaj periudhe ai ishte përgjegjës për përfaqësimin e vendit para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe ka ofruar udhëzime metodologjike dhe mbikëqyrje mbi veprimtarinë e drejtorisë brenda Ministrisë. Përveç detyrave që kanë të bëjnë me përcaktimin e mënyrës së veprimit (modus operandi) të përfaqësimit procedural pranë GjEDNj-së, ai ishte i përfshirë drejtpërdrejt në hartimin e ndryshimeve legjislative që lidhen me sistemin gjyqësor.
Nga viti 2012 deri në vitin 2015, ai ka qenë ligjërues mysafir i së drejtës penale dhe procedurës penale në Institutin Kombëtar të Trajnimit për Gjyqësorin, ku ka zgjeruar dhe zhvilluar njohuritë e tij në një nivel më teorik dhe akademik.
Ai iu bashkua EULEX-it në Kosovë në vitin 2017 si gjyqtar penal ndërkombëtar, ku ka punuar deri në përfundim të mandatit ekzekutiv të Misionit në vitin 2018. Aktualisht është vëzhgues tematik në fushën e krimeve sipas të drejtës ndërkombëtare në EULEX Kosovë.
Z. Petkov ishte emëruar anëtar zëvendësues i Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut më 19 dhjetor 2018 dhe u bë anëtar i plotë i Panelit që nga data 1 dhjetor 2023.