Znj. Marina Mancini
Znj. Marina Mancini është profesoreshë e asociuar e së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Reggio Calabria-s, ku gjithashtu ligjëron të drejtën e Bashkimit Evropian (që nga viti 2015). Ajo është gjithashtu profesoreshë e asociuar e së drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin LUISS, në Romë (që nga viti 2007).
Znj. Mancini ka botuar gjerësisht në fushat e së drejtës së të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtës penale ndërkombëtare. Ajo është autore e librave “Stato di guerra e conflitto armato nel diritto internazionale” [Gjendja e luftës dhe konflikti i armatosur në të drejtën ndërkombëtare] (Torino, Giappichelli, 2009) dhe “Statualità e non riconoscimento nel diritto internazionale” [Shtetësia dhe mosnjohja në të drejtën ndërkombëtare] (Torino, Giappichelli, 2020). Ajo është gjithashtu anëtare e Bordit Redaktues të librit vjetor italian të së drejtës ndërkombëtare (the Italian Yearbook of International Law).
Znj. Mancini ka përvojë të konsiderueshme në projekte kërkimore të financuara në fushat e të drejtës së të drejtave të njeriut, së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe së drejtës penale ndërkombëtare. Ajo është udhëheqëse e projektit kërkimor “Avancimi i llogaridhënies për krimet ndërkombëtare përmes juridiksionit universal: Sfidat për Bashkimin Evropian dhe shtetet e tij anëtare dhe propozimet për veprim (UNIJUR)” (2023-2025), i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të instrumentit të rimëkëmbjes NextGenerationEU. Ajo gjithashtu shërbeu si anëtare italiane e Komitetit Drejtues të Veprimit COST CA18228 - Global Atrocity Justice Constellations (2019-2023).
Znj. Mancini ka përfunduar studimet në drejtësi, duke u diplomuar me vlerësimin më të lartë (summa cum laude) në Universitetin LUISS në vitin 1998, dhe mori titullin doktor i shkencave në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin Sapienza të Romës, në vitin 2003. Ajo ndoqi studimet pasdoktorale në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin LUISS (2003-2005) dhe ishte ligjëruese e lartë në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Reggio Calabria (2005-2015).
Ajo u pranua në Odën e Avokatëve të Romës (Ordine degli Avvocati di Roma) në vitin 2002 dhe ofron rregullisht këshilla në lidhje me çështjet e së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Znj. Mancini është emëruar për anëtare të Panelit për Shqyrtimit e të Drejtave të Njeriut nga më 3 prill 2023.