Znj. Anna Autio


Anna Autio ka diplomuar në Universitetin e Oksfordit. Po ashtu ka diplomuar në fakultetin juridik në Universitetin e Sidneit, posedon një Certifikatë de droit transnational nga Universiteti i Gjenevës, një Diplomë të praktikës ligjore nga Kolegji i Juridikut, Australi, dhe magjistraturë nga King's College në Londër. Ajo ishte pranuar juriste në Gjykatën Supreme të Uellsit të Ri Jugor, Australi, në vitin 2007.

Znj. Autio ka përvojë të gjerë duke punuar në të drejtën ndërkombëtare dhe programet e të drejtave të njeriut, veçanërisht në mjediset në konflikt, pas konfliktit dhe në mjediset e tranzicionit. Temat e punës së saj rreth të drejtave të njeriut përfshijnë të drejtat civile dhe politike, sundimin e ligjit dhe qasjen në drejtësi, si dhe të drejtat e viktimave të konflikteve të armatosura, grave, fëmijëve, popujve autokton, pakicave dhe grupeve të tjera të ndjeshme.

Znj. Autio ka punuar për Bankën Botërore në Uashington DC, duke udhëhequr fondin e saj për të drejtat e njeriut dhe krijimin e një Fondi të ri për të Drejtat e Njeriut dhe Zhvillim të Mirëbesimit, duke ofruar këshilla teknike dhe trajnime për të drejtat e njeriut. Ajo gjithashtu ka punuar për UNESCO në Marok dhe Tunizi, duke e udhëhequr organizatën e zyrës së Tunizit dhe mbështetur qeverinë tuniziane, autoritetet kushtetuese dhe shoqërinë civile në fushat e lirisë së shprehjes, gjinisë dhe reformës së sektorit të sigurisë dhe duke bashkërenduar projektet rajonale të lirisë së shprehjes në Egjipt, Libi, Marok, Siri, Tunizi dhe Jemen. Znj. Autio gjithashtu ka punuar zyrtare ligjore për UNEP në Gjenevë dhe avokate e përqendruar në të drejtën ndërkombëtare publike dhe të drejtën e Bashkimit Evropian në firmat ligjore ndërkombëtare në Bruksel.

Shefja e Misionit të EULEX-it e ka emëruar znj. Autio anëtare të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut më 26 qershor 2019.