Znj. Verginia Micheva-Ruseva


Znj. Verginia Micheva-Ruseva u diplomua nga Universiteti i Sofjes në Bullgari në nivelin e magjistrit të drejtësisë në vitin 1995 dhe ajo ka kaluar provimin shtetëror të Bullgarisë për postet gjyqësore në dhjetor 1995. Gjithashtu ajo ka kryer kurse të ndryshme ligjore, duke përfshirë edhe kurset mbi ligjin e të drejtave të njeriut, për çka iu dhanë certifikata.

Ajo ka shërbyer si gjykatëse gjatë gjithë karrierës së saj pesëmbëdhjetë vjeçare profesionale. Ajo filloi karrierën e saj gjyqësore si gjyqtare e re, pastaj ajo më vonë shërbeu si gjykatëse e gjykatës komunale për tetë vjet dhe pastaj u emërua gjykatëse e gjykatës së qarkut nga këshilli i lartë gjyqësor në qytetin e saj.

Znj Micheva-Ruseva në gjykatën komunale dhe në nivelin e gjykatës së qarkut është marrë me raste civile dhe penale, duke përfshirë shkeljet e të drejtave të njeriut në rastet e diskriminimit të paligjshëm, diskriminim për shkak të aftësisë së kufizuar, ngacmim seksual, qasje në informata personale, zbulim të informatave dhe mjetet juridike, konfiskim të pasurisë, etj..

Përveç studimeve rreth të drejtave të njeriut gjatë Magjistraturës, ajo ka përfunduar shumë kurse rreth Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (KEDNj) dhe protokolleve të saj, gjithashtu si gjykatëse e re ajo ka studiuar jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Në shtator të vitit 2008 ajo ka marrë pushim të jashtëzakonshme nga gjykata e saj kombëtare pasi u emërua që të shërbej si gjykatëse civile në nivelin e gjykatës së qarkut në Misionin e EULEX-it në Kosovë.
Znj. Micheva-Ruseva ishte emëruar si anëtare zëvendësuese e Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut të EULEX-it nga shefi i misionit të  EULEX-it më 6 korrik 2011.