Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut - Bashkimi Evropian
Paneli i shqyrton ankesat, të cilat parashtrohen brenda afatit gjashtë mujor nga data e shkeljeve të pohuara. Paneli vendos nëse ankesa është e pranueshme apo e papranueshme. Paneli shqyrton ankesën dhe i paraqet të gjeturat nëse EULEX-i ka shkelur ligjin për të drejtat e njeriut të zbatueshëm në Kosovë. Atehere kur Paneli përcakton se shkelja ka ndodhur, të gjeturat e tij mund të përfshijnë rekomandime jo detyruese për veprime korrigjuese nga shefi i Misionit. Rekomandimet e Panelit dhe veprimet pasuese nga shefi i Misionit në lidhje me zbatimin e atyre rekomandimeve publikohen në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe në faqen e internetit të Panelit. |